Dy persona të infektuar me koronavirus janë shtruar në Konvalishencën e Durrësit, që është kthyer në një karantinë. Mësohet se dy personat janë shtruar dy ditë më parë dhe janë në listën e personave të prekur me Covid-19 në Shqipëri.
Dy personat kanë rezultuar pozitiv po marrin trajtim te shtëpia e pushimit të ushtarakëve, që tashmë është nën mbikqyrjen e ministrisë së Shëndetësisë. Raportohet se dy pacientët janë shtruar aty me qëllim për të ulur rrezikun e infektimit të personave të tjerë.
Në Durrës janë të konfirmuar 5 të prekur me koronavirus, ndërs anë total numri i te infektuarve në të gjithë vendin ka shkuar sot 76./ Abcnews