Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka reaguar për situatën alarmante të krijuar në të gjithë globin për përhapjen masive të koronavirusit.
Macron thekson se janë marrë masa të jashtëzakonshme për “vrasjen” e këtij virusi vdekjeprurës, ndërsa shton se kanë nisur një garë kundër COVID-19.
“Kemi marrë masa të jashtëzakonshme. Franca është në fillim të krizës së koronavirusit. Kemi filluar një garë kundër koronavirusit. Ne duhet të reagojmë shumë e të riorganizohemi”, thekson Macron.