Koha kur poetët pushkatoheshin për një poezi! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koha kur poetët pushkatoheshin për një poezi!

15:39 | 18/03/2020
në Kryesore
0

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Nga  Aleksandër Biberaj
KOHA KUR POETËT PUSHKATOHESHIN PËR NJË POEZI!
VILSON BLLOSHMI QË U PUSHKATUA NË MOSHËN 29 VJEÇARE PËR POEZINË “SAHARAJA” SOT DO TË MBUSHTE 72 VJEÇ! ENVER HOXHA PUSHKATOI POETË NDËRSA STALINI JO!
Poeti martir Vilson Blloshmi, nëse nuk do të pushkatohej barbarisht nga regjimi komunist, dhe zoti do ti jepte jetë, do të mbushte sot plot 72 vjeç. Ai lindi si sot më 18 mars 1948 në Bërzeshtë të Librazhdit dhe u pushkatua bashkë me poetin tjetër Genc Leka më 17 korrik 1977. Barbaria komuniste që e dënoi me vdekje poetin Blloshmi vetëm në moshën 29-vjeçare, ndër të tjera lidhet edhe me poezinë e mëposhme “SAHARAJA”, ku Shqipëria e asaj kohe krahasohet me guxim nga Blloshmi me shkretëtirën e Saharasë!
“SAHARAJA”
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.
Vilsoni ndoqi shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe pas mbarimit të saj edhe pse me rezultate të shkëlqyera nuk u lejua të vazhdonte shkollën e lartë. Pas diplomimit në Elbasan punoi në punë të rënda krahu. Gjatë kësaj kohe iu përkushtua shkrimit dhe përkthimit, por pa patur mundësi t’i botonte për arsye se ishte me biografi të “keqe”. Vilson Blloshmi përndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe u arrestua në vitin 1977 me akuzën “sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë”. Ditarët, përkthimet dhe poezitë iu sekuestruan dhe iu nënshtruan hetimit në detaje. Letërsia e tij do të përbente “rrezik” për regjimin komunist shqiptar. Në datën 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd (pasi e kishte dhënë vendimin më parë PPSH), do t’i dënonte dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977. Në vitin 1994 Vilsonit dhe Gencit iu dha dekorata “Martir i Demokracisë” dhe në vitin 2006 u shpallën “Qytetar Nderi” të rrethit të Librazhdit. Në nder të dy poetëve është ngritur një memorial bronxi në qytetin e Librazhdit. Vetëm regjimi kriminal i Enver Hoxhës pushkatoi poetë, pasi as regjimi i Stalinit dhe asnjë regjim ish-komunist në Europën Jug-Lindore nuk pushkatoi poetë. Respekt dhe mirënjohje për veprën dhe sakrificën sublime të tyre në emër të lirisë dhe qytetarisë! U prehshin në paqe në altarin e kombit!
https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=2749321961851052&id=224861957630411
Etiketa: Aleksandër BiberajGenc LekapoetëtPoeti martir Vilson Blloshmiregjimi kriminal i Enver HoxhësSigurimi i ShtetitVilson Blloshmi

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
A erdhi dita që të shpallet rasti i parë me Coronavirus?

Rritet bilanci, shkon në 59 numri i personave të prekur nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com