Çausholli: Mbase kjo është Lufta e Tretë Botërore, pa armë, pa zhurmë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çausholli: Mbase kjo është Lufta e Tretë Botërore, pa armë, pa zhurmë!

18:11 | 17/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Nga Arlinda Çausholli
Nuk jam në karantinë sot. Aktualisht aeroporti po punon me gjysmë funksioni, sepse fluturimet janë përgjysmuar ndërsa koronavirusi është shumëfishuar në Europë. Kështu që po shkruaj nga zyra ime, ku në vend të zhurmës së avionëve, dëgjoj cicërimat e zogjve dhe puhizën e pastër të kohës së ndalur. Mendimet kanë dritë, kjo ka rëndësi…
Dhimbja më e madhe pulson në Itali këto ditë dhe mesazhet me miqtë e mi shqiptarë dhe italianë e kanë kapërcyer detin disa herë. Virtualisht gjithmonë. Flitet nga ballkonet. Ballkonet e dritaret janë pragu i gjithsecilit prej nesh tashmë. Një sinjal, që ndryshimi fillon në shtëpi.
Kam lexuar ditarë te njerëzve të njohur dhe të panjohur, faqe lundruese të shkëputura të ironisë, hidhërimit, shakasë dhe filozofisë.
Mbase kjo është Lufta e Tretë Botërore. Pa armë, pa zhurmë. Nën një çati të vetme dhe nën një frikë të përbashkët.
Nuk besoj se ka luftë më sfiduese se ajo me të panjohurën dhe të padukshmen, edhe pse rezultatet e saj do të jenë gjeopolitikisht të dukshme dhe marrëdhëniet midis shteteve do të kenë tjetër dimension. Dikush nga zero e dikush nga minusi. Plusin e nuhas kush mund ta fitojë.
Po njerëzit vetë? Si janë ndjerë? Të barabartë? Kush në një vilë e kush në 50 metra katrorë, mbyllja është e njëllojtë. Besoj se ata që e kalojnë më lehtë izolimin janë ata që kanë harmoni dhe shumë dashuri nëpër shtëpi, i vetmi antivirus që jeta të të mos mërzitet dhe frikën ta mposhtësh shpengueshëm.
Sa janë të tillë? Shpresoj të jenë mjaftueshëm. Aq sa të jenë në gjendje ta rrëfejnë e ta përcjellin sepse është e domosdoshme. Por jo vetëm ata. Me dyer të mbyllura, sot fiton kush ka humanizëm në shpirt dhe e ka përgatitur veten të jetë i gjerë, aq sa mos ta ndjejë frikën, por mençurinë si të mbrohet e si të mbrojë të tjerët.
Italia do të ngrihet, sepse do ta shpëtojë thelbi i saj, historia dhe bukuria që nuk i ka asnjë vend në botë si ajo. Gjithmonë e kam menduar Italinë si bërthamë avokadoje…e pathyeshme, kokëshkëmb e rrumbullake në përsosmëri. Nga jashtë, pak si ne. E zgërlaqur në maja dhe asimetrike në mes.
E ne do t’ia dalim. Do t’ia dalim sa të hyjmë tek vetja thellë e të shohim se kemi bërë vrapin mendjemadh të njeriut që kujton se e gjithë bota është e vetja. Jo. E gjithë bota është e jona.
Arlinda Çausholli, Drejtoreshë Komunikimi në Tirana Airport!

Etiketa: aeroportArlinda ÇausholliDrejtoreshë KomunikimiItaliKoronavirusiTirana Airport

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Rama i bën thirrje shqiptarëve: Mos u ankoni, ka të tjerë në çadër me dy palë halle

Rama i bën thirrje shqiptarëve: Mos u ankoni, ka të tjerë në çadër me dy palë halle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com