Një emigrant shqiptar në Codogno të Italisë ka bërë publik në facebook lajmin se djali i tij vetëm 4-muajsh doli pozitiv me Koronavirus.
Ai tregon se jeton në një pallat me pacientin e parë me Koronavirus në Itali dhe dyshon se në Codogno të gjithë mund të jenë të infektuar sepse është qyteti më i prekur i vendit.
Ai ju bën thirrje shqiptarëve të tregohen vigjilentë dhe mos e nënvlerësojnë aspak situatën.
Mesazhi i shqiptarit:
Miqtë e mi të Facebook-ut dua të jap sadopak kontributin tim të paktë me informacion përsa i përket koronavirusit. Unë jetoj në qytetin e Codogno-s në Itali, nga i cili doli edhe për herë të parë epidemia e koronavirusit në të gjithë veriun e vendit dhe mbarë Evropën, dhe jetoj pikërisht në të njëjtin pallat dhe të njëjtën shkallë me pacientin numër 1 që u zbulua në Itali. Mua pardje m’u komunikua nga doktorët që djali im 4-muajsh është infektuar me koronavirus. Falë Zotit ai është mirë me pak simptoma që kanë kaluar, ne të gjithë këtu mund të jemi të infektuar, sepse jetojmë në zonën më të prekur të Italisë dhe pikërisht në pallatin më të infektuar pa asnjë lloj simptome por gjithsesi kur merr lajme të tilla për fëmijën apo familjarin të shembet bota nga poshtë. Nuk po e bëj këtë status as për like e as për komente, sepse nuk do përgjigjem, thjesht dua që t’ju them të paktën juve miq që jeni në Shqipëri që bëni kujdes, mos e nënvlerësoni aspak situatën sepse prindërit, gjyshërit tonë janë në rrezik total. Kam dhe një vajzë 4-muajshe në shtëpi dhe po e provoj në familjen time këtë situatë stresuese. Kështu ju bëj thirrje mos e nënvlerësoni situatën. Nëse dikush do të bëjë share këtij posti që njerëzit sadopak të ndërgjegjësohen mund ta bëni.