Lina ime në front të parë me koronavirusin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lina ime në front të parë me koronavirusin

18:20 | 11/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Tea Islamaj*

Për të gjithë ju që nuk e njihni, kjo është Lina ime, një ndër mijëra bluza të bardha në Shqipëri dhe ndoshta miliona në botë që do përballen në front të parë me koronavirusin.

Jam ndjerë gjithmonë krenare për të, por sot krenaria ime kalon përtej sublimes. Lina ime është infermiere dhe ashtu me temperaturë vetë (grip i zakonshëm për ta qartësuar) është ngritur prej shtratit dhe ka shkuar në mbledhjen e emergjencës në ambientet e QSUT sot. I kanë thënë për gadishmëri të plotë në rast nevoje për ndërhyrje në pavionin e karantinës.

Read more

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

Ashtu si Lina ime, edhe qindra kolegët e saj.

Lina dhe kolegët e saj do të duhet të mbyllen në karantinë të kujdesen për të infektuarit.

Lina ime dhe kolegët e saj do duhet të mos dalin nga karantina deri në qetësim të situatës.

Lina ime dhe kolegët e saj do hajnë, do pijnë, do lahen, do flenë brenda karantinës.

Lina dhe kolegët e saj do qëndrojnë për një farë kohe larg nga ne, familjarët e tyre, pa na përqafuar, pa pirë një kafe me ne.

Teksa po e pyesja se ç’kish ndodhur dhe ç’ish vendosur në mbledhje, me gjysëm zëri më tha: “Nuk kam frikë nga aty brenda, do jem e sigurtë. Kam frikë të qëndroj pa ju në këtë periudhë”.

Nuk e mohoj që u emocionova, por pa e dhënë veten në sy të saj. Arrita të reflektoj me qetësi, siç kam bërë në gjithë këtë periudhë “paniku” e dola në disa përfundime të thjeshta.

Sot, hero nuk është shishja e dezinfektantit, as maska, as letrat e lagura. Sot, heronj janë mjekët, infermierët, doktorët, sanitarët. Po po. Sot, heronj janë këta persona që i kemi përdhosur imazhin ndër vite si hajdutë, të paaftë, lekistë, të papërgjegjshëm se nuk na injektojnë dot ilaçin që mungon në raft për mijëra arsye që populli nuk i di.

Do jenë bluzat e bardha, të cilët për hatër të pasionit dhe humanitetit për profesionin e tyre, do jetojnë së bashku me virusin. Do arrijnë të mësohen me të, të luftojnë me të, ta zhdukin atë.

Lina ime dhe kolegët e saj do ndalojnë kohën e tyre për hatër të një elementi mikroskopik të quajtur COVID-19. Nuk dihet fati i Linës time dhe kolegëve të saj. Nuk dihet as sa do zgjasë “burgosja” e tyre brenda një spitali, as sa do më duhet ndoshta të qëndroj larg sime mëje, por di që sot bluzat e bardha janë i vetmi shpëtim që na ka mbetur.

Janë të vetmit që po luajnë çdo gur për hatër të mbijetesës së qenies njerëzore.

Shikojeni mirë fytyrën e Linës time, edhe të kolegëve të saj. Sot, janë në një luftë me skemë dyportëshe “Ata kundër Koronavirusit”.

Lufta është e fituar, mjafton bashkëpunimi, të ruhet qetësia dhe të tregohemi të kujdesshëm. Nuk ka vend për alarm!

Bluzat e bardha e kanë situatën në dorë!

* Tea islamaj është gazetare e Newsbomb

Etiketa: Adelina Islamajbluzat e bardhaCOVID-19dezinfektantiKoronavirusiletrat e laguraLina imeLina ime në front të parë me koronavirusinmaskaTea Islamaj

Të Lidhura

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

nga 27
10:27 | 01/02/2026
0

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

nga 27
10:19 | 01/02/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

nga 27
09:29 | 01/02/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

nga 27
09:27 | 01/02/2026
0

Në qytetin e Korçës janë zbardhur katër raste vjedhjesh të automjeteve, ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur më 31 janar...

Para

Dëshmia tronditëse/ Mjeku i Urgjencës hyn në karantinë, se ka bërë vizita pa veshje speciale (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

10:27 | 01/02/2026
ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

10:19 | 01/02/2026
ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

09:29 | 01/02/2026
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

09:27 | 01/02/2026
vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani –

vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani –

09:19 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –
  • Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –
  • ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –
  • Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –
  • vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani –
  • Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –
  • Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com