Veliaj tregon masat parandaluese për koronavirusin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj tregon masat parandaluese për koronavirusin

16:59 | 09/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka prezantuar një sërë masash me qëllim për të përballuar përhapjen e koronavirusit në kryeqytet, pasi në vend janë regjistruar dy rastet e para.
Po ashtu Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me higjienën ndërsa lajmëroi se ka nisur dezinfektimi i autobusëve urban.
“Kemi filluar sot të marrim disa masa sa i takon transportit publik. Kemi filluar dezinfektimin e rrugëve dhe të autobusëve. Megjithatë më lejoni të sqaroj diçka, nuk infekton rruga njeriun apo autobusi njeriun. Infekton njeriu njeriun. Pra robi robin. Kështu që këshilla që dha sot kryeministri për higjienë personale janë ABC e rezistencës ndaj kësaj sfide që na ka ardhur në tiranë. Megjithatë ne po bëjmë dizifnektimine rrugëve, dezinfektimin e autobusëve, po nëse ndonjë këshillë që vjen nga të gjithë, mënyra më e mirë është duke ecur ose duke i dhënë biçikletës”, tha ai.
Kryebashkiaku Veliaj lajmëroi gjithashtu pezullimin e përkohshëm të konvikteve gjer në rifillimin e mësimit.
“Ka lindur nevoja që të shpjegoj një rregull që vjen për shkollat dhe që vlen për shkollat dhe për çerdhet, vlen gjithashtu dhe për konviktet . Ndaj kërkoj drejtoreshave të konvikteve të komunikojmë që sot konviktet nuk do të funksionojnë. Pra do të aplikojnë udhëzimin e qeverisë dhe urdhrin e bashkisë së Tiranës për të qenë në zona të zbrazura deri në datën 3 prill. Ndaj dua që të gjitha drejtoreshat tona të konvikteve të bëjnë njoftimet përkatëse”, deklaroi ai.
Kreu i Bashkisë u shpreh se masa të forta do të merren edhe për celebrimet, ku përveç çiftit dhe dëshmitarëve të nevojshëm që kërkon ligji, nuk do të lejohen të tjerët.
“Kam dhënë një porosi që në të 27 njësitë tona, përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dëshmitarët e tyre, çdo prani e tepërt familjarësh , kushërinj, dasmorësh, të ruhet për një moment tjetër. Nuk është ky moment”, tha Veliaj, ndërsa bëri të ditur se në bashkëpunim dhe me komunitetet fetare do të ketë masa edhe për shërbesat.
Lidhur me ceremonitë mortore, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për kufizime, veçanërisht të ritit të dhënies së dorës.
“Ka disa aktivitete që tipikisht menaxhohen nga Bashkia e Tiranës siç janë shërbimi funeral, shërbimet e celebrimeve, siç janë disa shërbime të tjera. Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se jemi në një situatë emergjente, të një higjienë maksimale që kërkohet në raste të tilla, zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra alternativa për të shprehur keqardhjen. Do të duhet që në çdo shërbim funeral si në sharrë dhe në Tufinë të këshillojmë familjarët që ky nuk është moment për të bërë ritualin e dhënies së dorës ky është momenti për të shtyrë në një kohë tjetër pritjet dhe përcjelljet. Do të respektojmë të gjithë ritet e këtyre situatave të vështira për çdo familje që humbet të afërmin e vet përveç dhënies së dorës dhe shkëmbimit të kontakteve”, u shpreh Veliaj.

Etiketa: erion veliajKoronavirusiKryetari i bashkisemasat parandalueseShtabi i Emergjencave të Bashkisë së Tiranës

Të Lidhura

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

nga 27
22:41 | 04/02/2026
0

InsideStory realizoi analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin. Në...

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

nga 27
22:21 | 04/02/2026
0

Vdekja e një gruaje 65-vjeçare në Belsh, pas kafshimit nga një qen rruge, nuk është thjesht një tragjedi. Është një...

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

nga 27
22:07 | 04/02/2026
0

Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht...

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

nga 27
20:32 | 04/02/2026
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier....

Para
Homofobia, heterofobia dhe martesa!

Kryeministri të mbyllë kufijtë për popullsi të huaja, ruajtja e jetës së 1 shqiptari më e rëndësishmja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

20:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –
  • Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com