Shkon në 319, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Britaninë e Madhe. Vetëm brenda një ditë janë shtuar 41 raste të reja ndërsa numri i personave që kanë humbuar jetën është tre.
Mes personave të infektuar përfshihet edhe një punonjës i transportit publik në Londër, një punonjës i spitalit Southampton, pesë në Skoci, dy në Wales, etj.
Një nxënës në një shkollë në WarWickshire është vetë-izoluar pasi u diagnostikua me Covid-19, dhe një person në Universitetin e Skocisë Perëndimore ndodhet në spital pasi u vërtetua së fundmi se e kishte marrë virusin.