Media e lirë me pronarë të (vet)robëruar?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media e lirë me pronarë të (vet)robëruar?!

15:03 | 05/05/2016
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

Një gazetar që takova sot në Shkodër ishte shumë i kënaqur se kishte marrë rrogën e muajit dhjetor. Për vitin 2015 ai quhet i paguar. Për vitin 2016 ka shpresë. Tek e fundit jemi në muajin e pestë.

A ka kuptim të flitet për lirinë e gazetarit kur botuesit/pronarët e medias nuk janë të lirë?! Në shumicën dërrmuese media nuk funksionon si biznes për të mbajtur veten, por si armë/mburojë për të kapur punë publike apo mbrojtur interesa private duke tundur flamurin e “interesit publik”. Në një vend të vogël si Shqipëria me 2.7 milionë banorë, gëlojnë mbi 20 gazeta të përditshme, mbi 60 stacione televizive, mbi 60 radio, afro 200 televizione kabllore dhe qindra faqe online.  Nuk ka treg për të mbajtur në këmbë gjithë këtë armatë, por “armata” zvarritet duke shkurtuar vendet e punës, duke vonuar pagat, duke mos paguar dhe kur paguan me rroga mizerabël.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Biznesmenë që bëhen lakej të pushtetit, për të përfituar fonde publike, apo për t’u bërë pjesë e PPP (partneritet publik privat) kurrë nuk e çojnë në mendje se media është për të treguar “historinë” dhe jo për të bërë lustraxhiun e qeverisë.

Por,gjithsesi, botuesit janë e keqja më e vogël. Ka ardhur kohë e re, kohë kur partitë, qeveria, të shquarit e botës së artit nuk e duan më median për të komunikuar me publikun sepse e bëjnë vetë punën e medias.

Me siguri keni vënë re kronika televizive që kanë të njëjtët pamje dhe të njëjtin tekst. Janë si delet që i qeth një bari. Është vetëm një mikrofon anonim që shfaqet  në televizione të ndryshme. Ky është mikroni qeverisë apo partisë. Nuk ka më gazetarë të shohin dhe të raportojnë, nuk ka më gazetarë të bëjnë pyetje. Kronikat dërgohen si pica taksi në redaksi.

Rezultati është që nga mëngjesi në deri në darkë në ekran nuk sheh njerëz, por zyrtarë, nuk sheh probleme, por parada, nuk sheh punë të kryer, por përurime, nuk sheh gazetarë, por postime në Facebook dhe Twitter.

Kanë kaluar vite nga koha kur zgjedhjet i raportonin gazetarët. Zgjedhjet politike, i raportojnë partitë politike dhe media është videoteka ku luhet kaseta. Dhe ironia bëhet më e plotë kur vetë gazetarët pyesin: “Çfarë mendoni për raportin e fundit të  Freedom House” që e rendit Shqipërinë në kategorinë e vendeve me liri të pjesshme?”

Media e re online dhe rrjetet sociale janë bekim për lirinë e shtypit. Për fat të keq sheh në Facebook qytetarë kurajoz dhe gazetarë të drojtur, ose gazetarë që raportojnë në Facebook dhe bëjnë propagandë aty ku marrin rrogën.

Media e re dhe rrjetet sociale mbeten shpresa se e vërteta do të jetë në sipërfaqe dhe ai që është në pushtet do të jetë gjithmonë i vëzhguar.

I lirë do të thotë që vendimet në lidhje me gazetarinë t’i marrësh në bazë të ndërgjegjes tënde profesionale, qoftë edhe duke gabuar, dhe jo duke menduar: “si e do ky… çfarë do të thotë ai…dhe ç’do na bëjnë ne?”

Nuk mund të ketë media të lirë, kur pronari medias është rob!

Etiketa: bekimfaqe onlinegazeta të përditshmeliria e shtypitLutfi Dervishipartneritet publik privatradiorrjetet socialestacione televizivetelevizione kabllore

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Ç’farë ka të përbashkët Shqipëria me Afganistanin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com