Ne si racë ariane që nuk na zë koronavirusi, nuk kemi si t’i pranojmë sirianët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne si racë ariane që nuk na zë koronavirusi, nuk kemi si t’i pranojmë sirianët

15:21 | 09/03/2020
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Kjo historia që shqiptarët i kanë genet e fortë, ndaj nuk i zë koronavirusi, na shtyn të besojmë që në dejet tona diç lexhendare duhet të rrjedhë qysh nga kohët kur qielli u nda nga toka.

Si për ta bërë të besueshme këtë I Pari i vendit e shiti dhënien e dorës ndaj një arkitekti italian si shenjë që Prijësi i lexhendarëve është kaq trim sa ta jep edhe dorën.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Pak rëndësi ka që të njëjta gene janë molepsur në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut, rëndësi ka që në vendin e shqipeve Corona nuk shfaqet. Më ndjeni, e kemi njëfarësoj, por vetëm në formën e grupit “Corona me këngën “Do vij, do vij”.

Por, shqiptarët nuk e kanë treguar veten veç sot që janë racë e pastër dhe e lartë. Kështu në kohën e gjermanit u krijua Batalioni “Skanderbeg”. Sipas historianit Shaban Sinani arianët e Malësisë erdhën morën armët dhe në darkë ia mbathën për në shtëpi, por të veshur sërish me opinga, sepse këpucët ushtarake nuk ua kënaqnin këmbën.

Pasardhësit e këtyre arianëve mësynë anijet për Itali, kaptuan malet në Greqi. Në fillim shuajtën urinë dhe pastaj shtruan kurrizin të nxirrnin bukën e gojës. Kur e kapën disi veten një pjesë u mor me drogë, mish të bardhë, një pjesë votoi Salvinin, do të tjerë panë punën e tyre. Ata që mbetën këtu me shumicë janë nisur prapë për në Perëndim, ku zënë kampe refugjatësh dhe capërlohen me thika me afganët, meqë nuk ua mban t’i gafurren Sundimtarit Prijës.

Të tjerëve që lëshojnë ende hije këndejza u ka rënë për hise ta mbajnë lart shpirtin revolucionar për të mos i qasur Koronavirusin dhe sirianët.

Koronavirusi nuk afrohet, sepse sillemi si ajo kënga e mirënjohur: “Ne jemi eskimezë, s’çajmë by… nga të ftohtit!”, kurse thjesht sirianët nuk i duam. Nuk i honepsim dot, sepse do na e bëjnë kaki këtë racë të bukur, të lartë, iliro-pellazge-hyjnore që pjell vetëm njerëz që kërkojnë prosperitet duke vrarë gratë në shtëpi, vjedhur, dhunuar shtetin, sunduar të skamnorin.

Në këtë ditë halli kurrë nuk na ka pse na duhet siriani, ani se shoku im i mirë po me emrin Arian ka një vit që nuk po gjen dot një kamarier për restorantin e tij.

Siriani që mendohet se do na pushtojë rrugët, do na vjedhë shtëpitë, do na shkepi racën, në mënyrë që të na e bëjë kaki është ende duke ngrënë plumba plastikë e të vërtetë jo më në shtëpinë e tij, por në kufirin greko-turk. Me gjasë dikush e ka rrejt’, kur i ka thënë që në Ballkan janë ca bij shqipesh që mikëpritjen e kanë të shenjtë, të cilët megjithëse ishin në shumicë myslimanë mbajtën hebrenjtë dhe kanë një fjalë: “bukë e kripë e zemër”.

Ku ta di siriani i ngratë, rrjepacak, pis, i ulët, jo i lartë si ne, arianët xhumaxhuxhë që na vë Sundimtari në rresht, sa herë t’i teket, që ne nuk i duam sirianët, madje po vëmë kujën, sepse jemi popull i pastër, i përzgjedhur.

Unë po të isha sirian, gjallë në botë se do vija këndej, por fati i keq ta sjell ndonjëherë rrugën andej nga s’e pret, andej ku zhelakët të grabisin zhelet.

Etiketa: arianëtBatalioni “Skanderbeg”Enkel Demigjallë në botëhistorianiKoronavirusilexhendareNe si racë ariane që nuk na zë koronavirusi nuk kemi si t’i pranojmë sirianëtracë arianeShaban Sinanisirianëtsundimtarizhelakëtzhelet

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
“Era e rëndë” e emigrantëve

“Era e rëndë” e emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com