Një super skandal mashtrimi që prek edhe Shqipërinë është publikuar së fundmi nga një prej gazetave më të vjetra në suedi ‘Dagens Nyheter’.
Sipas një investigimi, këshilltar i ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka, Amant Josifi është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që përmes platformave pirate të investimeve, gllabërojnë para përmes shërbimeve call center.
Po a fshihet vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama pas kësaj skeme ndërkombëtare mashtrimi?
Operacionet telefonike kryesisht kanë si bazë kryesisht qytetarë nga vendet e BE-së dhe pas denoncimeve të shumta sipas artikujve të publikuar nga disa media ndërkombëtare rezulton se ka nisur edhe një hetim.
Pikërisht në këtë hetim ka dalë edhe emri i Amant Josifit, i cili rezulton në regjistrin kombëtar të QKB-së si zotërues i vetëm i kompanisë Apa Liason e cila si bazë të veprimtarisë së saj ka të gjitha shërbimet call center.
Por Amant Josifi përveç së këshilltar i ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka nuk është një emër i panjohur për operacioniet financiare në Shqipëri. Emri i Amant Josifit u bë publik për herë të parë gjatë vitit 2016, kur rezultoi se ai ishte ortak në një kompani të përbashkët me vëllain e kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama.
Fjala është për skandalin ku një kompani e lidhur indirekt me Olsi Ramën në pronësi të ortakut tjetër të tij, shtetasit Endri Meksi, bëri një propozim të pakërkuara për të menaxhuar skemën e rimbursimi të TVSH-së. Në vitin 2016 kjo çështje bëri bujë të madhe në median shqiptare, pasi u hodhën dyshime serioze se qeveria e Edi Ramës po i jepte në dorë vëllait të kryeministrit një tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e një kompanie koncesionare për një periudhë 10-vjeçare, e cila do të ofronte një sistem teknologjik monitorimi dhe transmetimi të dhënash për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH.
Informacionet zbuluan se kompania që ka më shumë gjasa do ta fitoi këtë tender, duke bërë dhe propozimin e pakërkuar për koncesionin, quhej M.POS Limited dhe e kishte selinë në Hong Kong. Mediat atë zbuluan se partneri lokal i M.POS Limited është një kompani shqiptare e quajtur MCN Sh.pk, pronari i së cilës, Endri Meksi, është gjithashtu ortak në një kompani tjetër të regjistruar në Tiranë me vëllain e Kryeministrit, Olsi Rama.
Informacioni për përfshirjen e MCN në koncesionin e TVSH-së u mbajt sekret nga Ministria e Financa, e cila e pyetur disa herë nga BIRN ka dhënë vetëm emrin e partnerit të saj nga Hong Kong, M.POS Limited.
Lidhja e Olsi Ramës me kompaninë që po kërkonte koncesionin me një vlerë mbi 100 milion dollarë, ngrit pikëpyetje lidhur me konflikt të mundshëm interesi në qoftë se kjo kompani do të shpallej fituesi i tenderit ndërkombëtar që nuk u zhvilluar kurrë nga qeveria Shqiptare.
Po ku qëndron lidhja mes Olsi Ramës dhe Amant Josifit?
Sipas investigimeve rezulton se MCN është një kompani e teknologjisë së informacionit që operon në sektorin e telekomunikacioni, internetit dhe ueb-dizajnit. Kreu i MCN, Endri Meksi, ka dhe katër kompani të tjera të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKR. Në një nga këto kompani, e quajtur Pegasus Communications, Meksi është ortak me Olsi Ramën, vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama.
Olsi Rama zotëron 35% të aksioneve të kompanisë Pegasus Communicatios, 35% kontrollohen nga Endri Meksi, dhe pjesa e mbetur zotërohet nga Amant Josifi. SYRI TV ka siguruar edhe ekstraktin e plotë të QKB-së që konfirmon faktin se Olsi Rama dhe Amant Josifi kanë qenë bashkëortakë në kompaninë Pegasus Communications.
“Rilindja” financiare e Amant Josifit
Me dështimin e skemës për të marrë në dorë tenderin ndërkombëtar të menaxhimit të TVSH-së, me shumë gjasë Olsi Rama i ka hedhur sytë nga një tjetër biznes tejet fitimprurës i cili prej disa vitesh po gjeneron fitime kolosale ne Shqipëri e që janë pikërisht platformat online financiere.
Skema është e tillë që përmes listave të numrave kryesisht të qytetarëve që jetojnë BE-se telefonohen përmes nga punonjës të call centerit që vepron në Shqipëri dhe duke i mashtruar u ofrohet të investojnë në platforma financiare false duke i joshur për fitime kolosale, por që në fakt investitorët (në këtë rast qytetarët) thjeshtë humbasin para.
Amant Josifit rezulton të ketë hapur në QKB në 11 Tetor të vitit 2019 kompaninë APA Liason ku rezulton të jetë i vetmi ortak me kapital fillestar 8 milionë e 750 mijë lek ndërsa si administrator ka punësuar shtetasen Arbana Bushaj.
Deri këtu çdo gjë rezulton brenda ligjit, por problemi i Amant Josifit nis pikërisht me hetimin ndërkombëtar i cili nuk përjashton në skandal edhe të ‘dyshuarin e përhershëm’ Olsi Rama, vëllain e kryministrit Edi Rama. Siç rezulton edhe nga të dhënat e hetimit, ai ishte një nga tre personat kyc që operonin në mashtrimin ndërkombëtar të plaformave online që vepronin për llogari të kompanisë Milton Group me qendër në Kiev të Ukrainës.
Duke përdorur logjikën e thjeshtë mund të arrihet në përfundimin se qartazi Amant Josifi është zgjedhur për të drejtuar operacionet në Shqipëri falë paprekshmërisë për shkak të lidhjeve politike të cilat i ka siguar duke bërë ortak në bizneset e tij Olsi Ramen sic del qartë nga aksionet e përbashkëta që ata kanë në Pegasus Communication.
Duket se marrëdhënia e biznesit me Olsi Ramen dhe statusi këshilltar i ministres së mbrojtjes i kane siguruar atij mundësinë për të ‘vjedhur’ i qetë kursimet e mijëra qytetarëve ndonëse në thyerje të plotë të ligjit për statusin e tij si këshilltar dhe më rëndë akoma për zhvillimin e një aktiviteti financiar pa pasur lejen e AMF.
Me sa duket ortakëria me Olsi Ramën ka qenë kartëvizita për të shkelur i qetë ligjin. Ose akoma më keq, Amant Josifi mund te jete vegla me të cilën Olsi Rama rezulton të jetë ai që në filmin e njohur të Martin Scorceses njihet si ‘Ujku i Wall Street-it’, në këtë kemi të bëjmë me ‘Ujkun e Shqipërisë’. /Syri.net