Presidenti Ilir Meta ka reaguar pak minuta pas përfundimit të manifestimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se “populli shqiptar foli qartë, i angazhuar në mbrojtje të kushtetutës”.
Postimi i Metës:
Populli shqiptar foli qartë: URAGANI KUQEZI në mbrojtje të KUSHTETUTËS! SHQIPËRIA është e jona! Zoti e bekoftë ATDHEUN tonë të dashur! FALEMINDERIT TË GJITHËVE!