Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me deputetë e ministra, vetëm dy orë përpara manifestimit të presidentit Ilir Meta.
Në fokus të bisedës mësohet se janë vendimet e Kongresit tre ditor që zhvilloi PS, të cilat pritet të zbardhen më tej nga socialistët.
Takimet vijnë vetëm pak para manisfestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës, i cili është parashikuar të mbahet në 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”.