100 vjeçari që dënoi me vdekje 6 persona në diktaturë, tani Rama e puth në ballë (dokument) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

100 vjeçari që dënoi me vdekje 6 persona në diktaturë, tani Rama e puth në ballë (dokument)

17:05 | 02/03/2020
në Kryesore
0

Në Kongresin e Partisë Sosialiste, u prit me ovacione i moshuari 100 vjeçar, Ziqiri Mero, të cilin kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, e puthi në ballë dhe e nderoi si një nga pjesëmarrësit më të rëndësishëm të Kongresit. Po kështu, pjesëmarrësit e tjerë në sallë, të ekzaltuar nga prania e Meros,  nuk i ndalën duartrokitjet.

Por, kush është Ziqiri Mero?

Më poshtë janë dokumentat, që tregojnë se Ziqiri Mero, si prokuror në diktaturë, ka kërkuar dënime me vdekje, të paktën për gjashtë persona, të cilët sipas gjykatës kishin “tradhëtuar dhe shërbyer okupatorit“. Ata janë: Faik Riza Tartari, Zef Sadri Kabashi, Gjon Cupi, Murteza Bektash Satke, Lec Ndreca dhe Faredin Myrteza Angoni.

Read more

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Këshilli Gjyqësor Ushtarak u mblodh  “…duke qenë prezent sekretari Qemal Ceka, me asistencën e prokurorit kapiten Ziqiri Mero. Sot më datë 4/VI/ 1945, u mblodh në selinë e Gjykive për të gjykuar të pandehurit partizanë…”.

Në vendimin e gjykatës, thuhet:

“Këshilli Gjyqësor Ushtarak, pasi dëgjoi apologjinë e të panderhurëve të sipër-përmendur dhe pretencën e prokurorit,  konstatoi se; Pjesërisht të pandehurit kanë qenë anëtarë të organizatës tradhtare të Ballit, si dhe milicë e xhandarë  dhe  si të këtillë  i kanë shërbye okupatorit deri në çlirimin e Shqipërisë… Trupi gjykues, gjatë zhvillimit të Gjyqit, konstatoi se në përgjithësi këta elementë kanë qenë të ndërgjegjshëm për tradhëtinë e tyre të naltë…vendosi dënimin e fajtorëve me vdekje dhe bjerrjen e nderit Ushtarak “.

Dokument: Vendimi i Gjykatës – me asistencën e Prokurorit Kapiten Ziqiri Mero.

Gjashtë të pandehurit u dënuan me vdekje. Një tjetër dokument, dëshmon  se dënimet me vdekje, i aprovoi Enver Hoxha, vetëm një ditë më pas, më 5 Qershor 1945.

Dokumenti – Enver Hoxha aprovon dënimin me vdekje.

Për dënimet e shumta me vdekje që dha Ziqiri Mero deri në vitin 1950, ai u shpërblye dhe u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik.
Kur u kthye nga studimet, Mero u gradua Gjeneral Major. Deri në vitin 1967, ai ishte Admiral i Flotës Ushtarake Detare, si komisar i saj.

Ziqiri Mero është me origjinë nga fshati Baban i Korçës, një nga të paktët komunistë në atë fshat ballistësh.

Në vitin 2020, në Kongresin e Partisë Socialiste, Ziqiri Mero, për të gjithë këtë karrierë të pasur dhe të larmishme që ka patur, u nderua dhe u puth në ball nga kryetari i partisë dhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Etiketa: denim me vdekjeedi ramakoha e diktaturëskryeministri i Republikës së ShqipërisëZiqiri Mero

Të Lidhura

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

nga 27
09:08 | 06/06/2026
0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e...

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

nga 27
08:56 | 06/06/2026
0

Protesta kundër investimit në Zvërnec po përhapet dhe në diasporë. Ditën e sotme, e shtunë 6 qershor, shqiptarët kanë njoftuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Para
Naftëtarët në protestë: Na gënjyen për pagat, do futemi sërish në grevë urie (film)

Naftëtarët në protestë: Na gënjyen për pagat, do futemi sërish në grevë urie (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com