Policia e Durrësit jep informacione zyrtare për ngjarjen e ndodhur në orët e para të ditës së sotme ku u plagosën 2 efektivët tek Ura e Dajlanit.
Mësohet se automjeti i Patrullës së Përgjithshme është goditur nga mbrapa nga një mjet tip “Volkswagen”, drejtuesi i të cilit është shoqëruar në ambjentet e Policisë.
Njoftimi i plotë
Më datë 29.02.2020, rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti i Patrullës së Përgjithshme që ishte duke patrulluar në zonë është goditur nga mbrapa nga një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E.J., 22 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l. Si pasojë e goditjes janë lënduar lehtë pa asnjë problem për jetën dy punonjës policie. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit.