Redian Rraja, i arrestuar dhe dënuar me burg për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, ka bërë rekurs masën e arrestit në Gjykatën e Lartë.
Rraja ishte i përfshirë në atentatin që iu bë Prokurorit Ndoj në Shkozet, teksa udhëtonte me mikun e tij Aleksandër Laho dhe shoferin Andi Maloku.
Redian Rraja është nipi i deputetit Rrahman Rraja dhe arrestimi i tij u bë në Rinas, kur ai po përpiqej të largohej.
Por rekursi i tij nuk mund të shqyrtohet, pasi në Gjykatën e Lartë është gjyqtar vetëm Ardian Dvorani.
Rraja nuk ka pranuar se është përfshirë në këtë ngjarje, por autoritetet e kanë identifikuar nga ADN-ja e gjetur në makinë.
Redian Rraja është me profesion stomatolog dhe jetonte mes Kanadasë dhe Shqipërisë.
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...







