Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për personat e dyshuar për tjetërsimin e tokave në Lezhë.
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 43.6 vite burg në total për 19 të pandehurit, 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, 2 vite burg për nënkryetarin e Bashkisë Enver Hafizi, 4 vite burg për ish-kryetarin e qarkut Gjok Ndoka.
Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën Rana e Hedhun në Shëngjin.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës u arrestua në mars të 2018-tës bashkë me 22 persona të tjerë si i dyshuar në aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet. Pasi u mbajt për disa muaj në burg, ai u la të hetohej në gjendje të lirë, dhe iu rikthye detyrës së tij në krye të Bashkisë së Lezhës, e cila për pak kohë u transferua në burg.