Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar mbi situatën e grevës së punëtorëve që po ndodh në Poçem të Fierit.
Ai ka mbështetur grevën që po mbahet prej një jave nga punonjësit e nënstacionit të ujit në Poçem si edhe atë të naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë t’u paguhen pagat e prapambetura.
Basha shprehet se për ta duhet një zgjidhje e menjëhershme teksa akuzon pushtetarët për lojë dhe indiferencë kriminale.
“Nga 13 shkurti punonjësit e nën- stacionit të pompimit të ujit në Poçem janë futur në grevë urie pasi pretendojnë se nuk kanë marrë 27 muaj rroga.
Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.”
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...









