Artikulli “bombë” i akademikut ndez debatin, Berat Buzhala: Rexhep Qosja, lavire intelektuale, Rama vetëm seks nuk ka bërë me Vuçiç – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artikulli “bombë” i akademikut ndez debatin, Berat Buzhala: Rexhep Qosja, lavire intelektuale, Rama vetëm seks nuk ka bërë me Vuçiç

09:05 | 19/02/2020
në Kryesore
0

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Urrejtje me pasoja të mëdha”, kështu titullohet artikulli i akademikut Rexhep Qosja, në të cilin ai flet duke përmendur me emra portalet dhe televizionet në Kosovë që propagandojnë sipas tij urrejtje ndaj Shqipërisë.

Ndërsa një artikull i tillë ka nxitur reagime të shumta në një kohë tepër të shkurtër.

Diçka më shumë se një orë më parë reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar artikullin e akademikut në facebook, ndërsa shkruan “Hallall” dhe e quan atë kuptimplotë.

Statusi i Ramës:

“Sapo më dërgoi zyra e shtypit statusin e mëposhtëm që Akademiku Rexhep Qosja ka postuar në faqen e tij sociale sot. E pata të pamundur të mos e ndaj me ju, sepse e pamundur është të mos preket plaga që një tufë xhagajdurësh, me atributet e rrejshme të patriotit a të mendimtarit, që rëndom politika a gazetaria në trojet tona u’a mveshin njerëzve pa din e as iman, po rreket të hapë, zgjerojë e thellojë, bash ashtu siç e demaskon me një qartësi të dhimbshme Rexhep Qosja, në shënimin e tij.

POR…  Në një pikë nuk jam dakord me Rexhep Qosen!
Kjo urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë, siç ai e quan, nuk është thjesht një organizim mjetesh politike, mediatike e financiare, sa të paskrupullta aq edhe të errëta, e cila sipas Rexhep Qoses, mund të sjellë pasoja në marrëdhëniet mes të dy shteteve shqiptare, por një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën”, shkruan Rama, ndërsa poshtë komentit të tij publikon artikullin e Qoses.

Ja statusi kuptimplotë nga Rexhep Qosja:

URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

Gazetari nga Kosova Berat Buzhala u është kthyer ashpër Ramës dhe akademikut Qosja që për këtë të fundit thotë se kur iku nga Kosova e ka rruajtur mjekrën në Bllacë që të mos e njihnin autoritetet serbe si dhe ka veshur një pallto gruaje.

Buzhala ka reaguar me tre statuse të njëpasnjëhme në Facebook në të cilët përmend marrëdhëniet e Ramës me Aleksandër Vuçiçin si dhe veprimet e akademikut Rexhep Qosja gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

Reagimi i parë i Buzhalës:

Akademiku Rexhep Qosja e paska sulmu Gazeten Express dhe Televizionin 7, qe sipas tij, po propagandojne kunder Shqiperise, po ngjallin urrejtje kunder ketij shteti, me shume se sa Rankovici dhe Milloshevici ?‍♂️

Te mbushet mendja qe Qosja gjate kohes se Rankovicit dhe Milloshevicit ka qene duke u dergjur neper burgjet serbe. Ne fakt nuk ka qene neper burgje, ka qene duke i sherbyer me devotshmeri atij regjimi dhe shokut Tito. Ka qene nifar lavire intelektuale e Fadil Hoxhes dhe Titos.

Per me teper, se kush ka qene Qosja mundeni me e lexu ne ilustrim numer 2, pas vdekjes se Titos.

Eshte kenaqesi kur te sulmon Qosja. Befasisht e sheh veten ne nje grup me Kadarene dhe me Ibrahim Rugoven. Qysh ka thane Franklin Delano Roosevelt: “Ju ftoj te me gjykoni ne baze te armiqve te mi”. Shume mire qe je njeri prej tyre.

Ti i ke sherby cdo pushteti, pervec pushtetit paralel te Ibrahim Rugoves, atehere kur me se shumti kemi pase nevoje per unitet. Ne ate moment ti u rreshtove kunder popullit, i cili pas çlirimit ta tregoi vendin, kur ti dhe partia e jote i moret diku ne mes 1 dhe 2 per qind te totalit te votave, kurse ai te cilin ti e shpalle tradhtar mbi 60 per qind.

Reagimi i dytë i Buzhalës:

Edhe Edi Rama po na godet neve te T7’shit dhe Gazetes Express si pro serb dhe anti shqiptar ?‍♂️

Ça te thote vllai? Ti me Aleksander Vucicin vec sex nuk keni bo ende, edhe pse nuk jam i sigurt. Ti nuk je as me pak e as me shume pervec nje pasardhes besnik i linjes Mugosha, Popovic, Enver Hoxha….

Pse more bir nuk e kcejshe kufinin e me ardhe me luftu ne Kosove, meqe aq shume e don kete vend? Kur po them me luftu po mendoj me luftu ne anen tone, jo ne anen e serbeve.

Cka kokni çu peshe keshtu?

Na vec website kemi, nuk kemi arme nukleare. As droge nuk mbjellim. As banda nuk kemi. Do djem e çika te reja qe ju rrine m’i kry edhe ju kallxojne shqiptareve cfare hajnash jeni ?‍♂️

Calmate Edvin, calmate.

A ka shoqata te gazetareve?

Reagimi i tretë i Buzhalës:

Perndryshe Rexhep Qosja, kur ka ike prej Kosoves ne kohen e luftes, ne kufi, ne Bllace, e ka rru mjekrren per mos me e njofte policia e Serbise. Gojekeqinjet thone qe, gjithashtu, te veshur e ka pase nje pallto te grave ne menyre qe me shpetu ma lehte.

Tyben s’e di pse o tute badihava, se edhe ashtu qaty ne Breg te Diellit e kane pase, kur kishin deshte e kishin marre. Pse per shembull e vrane Fehmi Aganin?

Etiketa: artikulli i akademikutBerat Buzhalaedi ramaKryeministri i Shqipërisëlavire intelektualerexhep qosja

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shënohet viktima e dytë e gripit në Maqedoninë e Veriut

Shënohet viktima e dytë e gripit në Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com