Qeveria vendos tavan për subvecionet, fermerët e Lushnjes rinisin protestat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria vendos tavan për subvecionet, fermerët e Lushnjes rinisin protestat

14:45 | 12/02/2020
në Kryesore
0

Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën e subvecionit të fermerëve duke vendosur tavan rimbursimi.

Fermerët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë punën, e jo më të kryejnë investime, kurse ekspertët thonë se shuma prej 7, 4 mln lekë që ka akorduar qeveria nga buxheti për fermerët për 2020-ën është e pamjaftueshme.

Ata mendojnë se braktisja që qeveria po u bën fernerëve, po sjell si rrjedhojë mbështetjen e tregut serb, ku agropërpunuesit shqiptarë të qumshtit po blejnë mbi 30% të qumshtit (të pasterizuar) atje duke i kthyer fabrikat e tyre në fasoneri, vetëm për paketim.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Për këtë fermerët kanë vendosur të rinisin më datën 20 shkurt protestat në Lushnje.

Referuar vendimit të publikuar në fletoren zyrtare, masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë, a) Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 70 (shtatëdhjetë) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 (pesë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt; b) Mbarështim i bletarisë me 1 000 (një mijë)lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt;

Zëvendësimi i plastmasit termik për serrat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve, rrushit për tavolinë dhe tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes në vlerën respektive 300 000 (treqind mijë) lekë/ha dhe 100000 (njëqind mijë) lekë/ha, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt. Sipërfaqja e serrës apo e tunelit plastik të jetë jo më pak se 0.2 (zero pikë dy) ha. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II. Po ashtu qeveria do të mbështesë ata që mbjellin bimë mjekësore aromatike, fermat organike, ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural, etj. Shuma totale sipas të dhënave të Ministrisë së Financave këtë vit është njëjtë si vitin e kaluar, 7.4 mln lekë, që duke u nisur nga precedenca e vitit të
kaluar, shpjegon eskperti për çështjet bujqësore Ervin Resuli, ishin të pamjaftueshme. Vendimi për Subvecionet-e-fermerëve Shqipëri Shkarkim “7,4 mln që ishin në dispozicion vitin e kaluar për subvecionimin e fermerëve
u konsumuan deri në 15 nëntor dhe AZHBR nuk pranonte më fatura me postë siç ua dërgojmë ne sipas procedurës. Kjo ndodhi në kundërshtim me udhëzimin e ministrit që subvecionet vazhdojnë gjatë gjithë vitit kalendarik deri në datën 31 dhjetor. Na i kthente faturat mbrapsht pa sqarim. Nuk ka bazë ligjore për refuzim”- shpjegon eksperti Resuli”– shpjegon eksperti Resuli.

Për skemën e re eksperti Ervin Resuli thotë “Skemë e re avaze të vjetra !”

Si do të funskionojë skema e re për fermerët?

Një blektor me 10 lopë të cilat i mban për qumësht, me një mesatare prej 15 litra për krerë shet 150 litra qumësht në ditë, të subvencionuara për 2019 me 10 lekë për litër dhe do të mbështetej për 365 ditë. Nëse skema do të ishte e
plotë, fermeri do të përfitonte 547.500 lekë të reja, një shumë e konsiderueshme për të bërë invenstime në një fermë me 10 lopë ! Për 2020-ën, po ky blektor me 10 krerë lopë përfiton 100.000 lekë të reja, pra 447.500 lekë të reja më pak se në 2019.“ A quhet mbështetje kjo ?”- pyet Resuli. Lëmosha, thotë ai, përveçëse varfëron, nuk ndihmon blektorin, ndërsa tregon se rajoni mbështet 4 -6 cent për litër/qumësht pa limit, 70-100 euro për krerë/ lopë, 30-50 euro për viç të therur apo lindur. Kosova tregon Resuli mbështet bujqësinë dhe blegtorinë me 25 mln
euro në vit dhe pa tavan. Si subvecionohen fermerët në Kosovë? Shkarkim Ervin Resuli

“Pra një blektor në rajon nuk ndihet i diskriminuar në shtetet fqinje, përkundrazi mbështetet dhe është konkurues në treg, aq konkurues sa ia vlenë ta blesh qumështin në Serbi, të paguash transport 1000 km larg, të pagush detyrimet doganore, dhe përsëri të të vijë më lirë litri se sa e prodhon blektori Shqiptar”- shprehet Resuli për gazetën “Si”.

Ai mendon se në tre vitet e ardhshme situata e bujqësisë e blegtorisë në vend ka për tu përkeqësuar sepse fermerët nuk ia dalin dot. Ata kanë nisur, thotë ai, që prej më shumë se një viti të shesin bagëtinë e tokat e të largohen
jashtë. Për ekspertin Resuli, nëqoftëse qeveria nuk vendos të merret seriozisht me bujqësinë e blegtorinë në vend, sektori do të vdesë krejtësisht dhe agropërpunuesit do të kthehen plotësisht në fasoneri.

Etiketa: fermerët e LushnjesprotestaQeveriatavan për subvecionet

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Rama kanos ish-deputetët e opozitës: Nëse do isha gjykatës, ata që dolën nga këtu s’do ishin në shtëpi

Rama kanos ish-deputetët e opozitës: Nëse do isha gjykatës, ata që dolën nga këtu s’do ishin në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com