Një grabitje në mes të ditës është kryer në Durrës.
Mësohet se një pikë dhëniesh kredie në qytetin e Durrësit është grabitur nga një person i maskuar para pak minutash.
Duke iu referuar burimeve nga policia raportohet për se autori ka vjedhur një shumë prej 1 mln lekësh. Ndërkohë është e paqartë përse punonjësi i pikës lajmëroi policinë 40 minuta pas ngjarjes. Në vend ndodhet një grup i policisë së Durrësit që po kryen veprimet hetimore.