Gazsjellësi 511 km, nis nga vendi ynë e përfundon në Kroaci
Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia po kërkojnë nga Komisioni Europian financime për ndërtimin e një degëzimi të gazsjellësit TAP. I njohur si projekti IAP ky degëzim 511 kilometra i gjatë do të transportojë drejt vendeve që furnizon 5 milion metër kub gaz në vit. Linja dytësore e gazsjellësit TAP që do të furnizojë Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën nëpërmjet Shqipërisë. Burimet zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë bëjnë me dije qeveria shqiptare ka aplikuar tashme për financime dhe po punohet ngushtësisht me qeveritë e dy shteteve te tjera ku kalon ky projekt, Malit te Zi dhe Kroacisë për sigurimin e këtyre fondeve e duke shkuar drejt realizimit te këtij projekti. Gjatësia e këtij tubacioni do te jete 511 km, do te transportoje 5 milion metër kub në vit, sasi kjo që do të ndahet ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë.
Projekti TAP në vendin tonë tashmë ka hyrë në periudhën e implementimit të tij, ose në fazën e ekzekutimit, dhe pas tij do te kemi ndërlidhjen me projektin tjetër IAP.