Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në qytetin e Gramshit. Mësohet se ka shpërthyer ngrohësja në një lokal dhe për pasojë tre veta janë lënduar.
Të tre personat janë dërguar në spitalin e QSUT-së në repartin e djegie plastikës, ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Akoma nuk ka dalë një deklaratë nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...









