Lidhur me paketën Anti KÇK, ka patur replika në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama .
Pas deklaratave të kryeministrit Rama, ka reaguar kryedemokrati përmes rrjeteve sociale, ndërsa shkruan se Edi Rama pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.
“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.” -shkruan Basha.