Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga Partia Demokratike për paketën anti-KÇK të miratuar nga qeveria javën e kaluar.
Rama shkruan në “Twitter” se nuk ka asnjë surprizë dhe se as kanë parë gjë akoma e as nuk kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre.
“PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!