Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 22:05 në qytetin e Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka qenë i magnitudës 4.5 ballë me epiqendër në det pak kilometra në veri të qytetit të Durrësit në fshatin Safetaj, dhe një një thellësi prej 5 kilometrash.
Mësohet se epiqendra ishte 38 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 19 kilometra në veri-perëndim të Shijakut
Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Fushë-Krujë.