Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë, në vendin e quajtur “Rruga e Re”.
Paraprakisht, bëhet me dije se të plagosur plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave që kanë qenë në ecje dhe njërës që ka qenë e parkuar, kanë mbetur 3 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të tij, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve që është futur në kryqëzim.
Identiteti i të plagosurve nuk bëhet ende i ditur.