Kryeministri Edi Rama ka nisur paraditen e sotme takimin me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Vetë kryeministri ka publikuar pamjet e para të takimit me Kancelaren Merkel.
Siç shihet në video, Merkel e pret kryeministrin Rama në ambientet e jashtme të institucionit, ndërsa pas takimit me zyrtarët e tjerë, ata nisin takimin në zyrën e Merkel.
Në fokus të këtij takimi është tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që la pasoja katastrofike në Shqipëri, duke marrë 51 jetë njerëzish dhe shkatërruar mijëra ndërtesa.