A ka ndonjë shqiptar që beson në shqiptari? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka ndonjë shqiptar që beson në shqiptari?

19:33 | 25/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Mark Lucgjonaj

Tuz, Mali i Zi

Sa herë që hapi rrjetet sociale, shtypin e përditshëm, lajmet, radion ose që takoj bashkëkombas të mijë, ndër temat e para që hapet është emigrimi, braktisja, papunësia, shkatërrimi i arsimit, korrupsioni në politikë, mos funksionimi i shtetit, humbja e besimit te liderët politik, te demokracia në vendin tonë, te çdo gjë që ka lidhje me organizimin shtetëror, pra publik. Të gjithë, sidomos të rinjtë, kanë vetëm një mendim në kokë, si të largohen nga Atdheu. Pastaj pasojnë shumë poezi, arsyetime, mallkime e shfryrje mllefi kundër të gjithë atyre që i ceka më lart, duke krijuar një lloj opinioni se gjithë faji bie mbi qeverinëdhe mbi ata që e drejtuan gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar. E në fakt kanë të drejtë, këto fakte janë të pamohueshme. Fillimisht, aparatura shtetërore që ka sjellë shtetin e parë shqiptar post komunist është një aparaturë e krijuar nga ata komunistë që drejtuan krah për krah me Enver Hoxhën dhe me Ramiz Alinë. Fillimisht, rinia e atëhershme shqiptare e lejoi një gjë të tillë, duke mos vepruar si gjithë popujt e tjerë që përjetuan sistem të ngjashëm totalitar. Pra rinia shqiptare e viteve 90, nuk mundi të organizohet e të përmbysë klasën komuniste, ti largojë njëherë e mirë nga politika, por krijoi një pozitë dhe një opozitë komuniste, nën petkun e Logove të shumta partiake. Kjo bëri që sistemi i njëjtë të vazhdonte, që populli të rrjepej për së gjalli, të vidhej e të s’tervidhej, të digjej e shkrumbohej sa e sa herë vetëm për hire të pushtetit.

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Andaj, hap pas hapi, kjo klasë politike, fillimisht shkatërroi edhe atë që kishte njëfarë vlere e fuqie në dorë, policinë dhe ushtrinë. I asgjësoi njëherë e mirë, duke inkuadruar brenda tyre njerëz me precedent penal, kriminel dhe të paaftë. Njëjtë siç bëri komunizmi në fillimet e veta.

Më pas, filloji shkatërrimin sistematik të arsimit, duke filluar nga parashkollorja, shkolla fillore dhe gjimnazi, që sot, në rang ballkanik janë në gjendjen më të mjerueshme. Në klasat e mësimit fillor dhe të mesëm, mësimin e frekuentojnë nga 41 nxënës, pa ngrohje, pa transport, pa kushte minimale për shkollim, e mbi të gjitha, me një zot e di se sa lloje tekstesh shkollore që janë bërë sipas qejfit të mësimdhënësve që me detyrim i shtyjnë ti blejnë ata.

Në këto shkolla, shteti shqiptar përgatit njerëz që dalin pa formim kombëtar, pa atdhedashuri, pa pikë patriotizmi, e mbi të gjitha, pa ideal për ndryshim. Krijojnë individ që nuk kanë besim te atdheu, te shteti, te ligji, te demokracia e te Shqipëria, te heronjtë e Shqipërisë, te Rilindësit, te Skënderbeu e as te prindërit e tyre. Kështu, atyre ju instalohet në kokë vetëm një formulë: Shqipëria nuk bëhet.

Popujt fqinj përreth, shumë lehtë i manipulojnë shqiptarët, duke ua blerë kombësinë me një pension, me një pasaportë e me gjëra shumë të vogla. E kështu, janë tjetërsuar fshatra të tëra, nuk deklarohen më si shqiptarë e as që pranojnë të flasin e as të shkollohen shqip.

Ku i ka kujt qejfi, ndërtohen objekte nga mjete të dyshimta, blihet e shitet truall nga persona që duan ta shkatërrojnë kombin tonë, organizata të ndryshme kryejnë veprimtari në dritën e diellit pa i kontrolluar askush, natyra devastohet çdo ditë duke eshkatërruar pa mëshirë.

Por, mjerimi vazhdon edhe për ata që diplomohen në këtë sistem!

Pasi e përfundojnë këtë shkollim mes shumë mjerimeve, miqve, borxheve e ndihmave nga jashtë, ju ngelet të rekrutohen në parti politike, të jenë nën patronazhin e “të fortëve” të elektoratit, të atyre që nuk e kanë as shkollimin e mesëm, që nuk kanë shkuar as në bangat e ftohta të fakultetit, për të dëgjuar leksionet që lexohet nga profesorët, por që diplomat i kanë marrë në shtëpi, duke mbledhur kaq e aq vota. Nga këta, duhet të presin urdhra, t’i zbatojnë ato dhe të shpresojnë se do tu hyjnë në qejf e do t’i punësojnë diku. Ata që kanë “fat”, punësohen, dhe kur nënshkruajnë kontratën, nënshkruajnë edhe burgun e vet, edhe heshtjen. Pra humbin mundësinë që të jetojnë të lirë, të shprehin mendimin e tyre. Kështu, ata s’kanë nevojë të mendojnë se përta mendon partia.

Më pas, mllefi dhe stresi i mbyt. Nuk mund të durojnë më dhe e vetmja zgjidhje është që të marrin rrugën për kudo tjetër jashtë Shqipërisë.

Por çfarë bën tjetër rinia jonë?

Kafe! Pinë kafe gjithë ditën e gjatë, qëndrojnë në internet; kërkojnë ndonjë rrugë të lehtë për të arrit te leku, kryesisht me prostitucion ose narkotik. Aksidentohen e vdesin çdo ditë. Vetëvriten në mënyra të ndryshme sepse i kemi lënë në mëshirë të lekut.

Krahas këtij mjerimi, çdo ditë gratë shqiptare masakrohen në sy të fëmijëve, rrahën, malltretohen e varrosen për së vdekuri e për se gjalli. E të gjithë heshtin. Heshtin gratë e politikës në pushtet që janë bërë “shumicë”, e janë përfshirë me të madhe në çdo sektor. Heshtin “intelektualet dhe intelektualët”, heshtin të gjithë.

Normal se për të reaguar, për të folur, për tu ngritur e ndërtuar një sistem të ri vlerash, një shpresë për të ardhmen, duhet të ketë njerëz që dinë të mendojnë e të sakrifikojnë, të frymëzojnë e të jenë stoik. E ku janë ata? Apo vetëm shkruajmë nga një testament para se largohemi dhe ikim, ikin nga mjerimi për ta mbytur krejt vendin në mjerim.

Çfarë bën rinia jonë?

Presin ndonjë gangster që të martohen me të, vetëm që të kenë një çantë me emër, një palë këpucë me krokodil, një telefon super të ri, dhe të jenë bushtra e tyre.

Presin që të ketë ndonjë koncert nga anti-artistët e të hakërrehen aty, duke u falur para idhujve që ndërtoi ky sistem, ky shkollim e kjo udhëheqësi, idhuj që shpërndajnë vetëm mllef, hakmarrje, prostitucion e vdekje.

Mos vallë presim që shpëtimi të vijë nga jashtë, si për termet?

Mos vallë presim që dikush tjetër do ta bëjë Atdheun tonë, e ne të rrojmë këmbëkryq duke pritur shpëtimin?

Shtetet Perëndimore kanë shkollim të mirë, kanë polici të mirë, kanë mjekësi të mirë e sisteme të mira, sepse janë patriotë. Ata nuk falin figura, gjak, territore, histori e as një degë nga pemët e tyre nuk e falin. Nuk këndojnë këngë në gjuhët moderne si “artistët” tonë, nuk u japin fëmijëve emra nga gjuhët e huaja siç bëjmë ne, nuk i emërtojnë lokalet, hotelet, e bizneset e tyre me emra të huaj siç bëjmë ne, nuk e ndyjnë gjuhen me fjalë të panevojshme siç bëjmë ne. Por ata nuk nënshtrohen siç bëjmë ne, ata protestojnë, ngrenë zërin, bërtasin e nëse duhet thyejnë e shkatërrojnë çdo gjë që ju del përpara pasi janë të vetëdijshëm se është ndërtuar me taksat e veta. Ata rrëzojnë ministra, deputet, kryeministra e president, ligje e vendime që shkojnë ndesh me parimet e tyre.

Ky është shembulli që duhet ndjekur, të mësojmë nga ata, t’i kopjojmë ato që i kanë të mira.

Por, deri sa të heshtin prindërit e të pajtohen që fëmijët ti çojnë nëpër shkolla pa kushte, në fakultete pa kushte; përderisa të lejojmë maltretimin e motrave dhe nënave; përderisa lejojmë që fëmijët tanë të mos lindin shqiptarë por lindin të huaj, me emra të huaj asgjë nuk ka për të ndryshuar. Nëse përcaktori i jetës sonë, edukatës sonë, ,moralit tonë është leku, Atdheu ynë do të jetë pa shtyllë kurrizore, pa tru dhe pa të ardhme.

Etiketa: Mali i ZiMark LucgjonajTuz

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
Revoltë në stadiumin e Shkodrës, tifozët: “Rama ik!”

Revoltë në stadiumin e Shkodrës, tifozët: “Rama ik!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com