Harxhimi i tepruar i parave është shkaku për një konflikt me pasoja të rënda për dy vëllezër shqiptarë. 33-vjeçari Ergi Shabani, është arrestuar në karabinierët e qytetit jugor të Casertës, për plagosjen me thikë të vëllait më të vogël.
Konflikti mes vëllezërve shqiptarë në Itali për çështje parash ka çuar njërin prej tyre në spital, dhe tjetrin prapa dyerve të qelisë.
Mësohet se ngjarja ndodhi në një stacion hekurudhor, ku pas një debati, autori goditi me thikë kuzhine në trup vëllain tri vite më të vogël.
Pavarësisht plagosjes së dukshme, 33-vjeçari Shabani e braktisi familjarin e tij duke e lënë në mëshirën e kalimtarëve, të cilët njoftuan ndihmën e shpejtë.
Dy vëllezërit me shtetësi shqiptare raportohet se ndodheshin të dy ilegalisht në Itali.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...