Një aksident është regjistruar pak minuta më parë ku janë përfshirë një autobus dhe një taksi, dhe kjo e fundit ka përfunduar në oborrin e një banese.
Ngjarja ka ndodhur tek ura e Shkozës por paraprakisht nuk ka ende informacione nëse ka persona të lënduar.
Raportohet se përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë e për pasojë taksia ka dalë nga rruga duke u përplasur me portën e një banese private.