Do bëhemi qytetarë më të mirë, kur ti kërkojmë biletën faturinos së autobusit… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do bëhemi qytetarë më të mirë, kur ti kërkojmë biletën faturinos së autobusit…

11:45 | 21/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kujtim Xhaja

E hënë, 20 Janar…

Sot do të shkruaj për një ndodhi të rëndomtë që më ka ndodhur, por besoj se secili nga ne së paku, një herë është gjendur përballë një situate të tillë…

Read more

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Unë jam një nga ata njerëz, që e përdor më së shumti transportin publik. E përdor për të shkuar në punë, kur kam për të përshkuar rrugë të gjata, apo kur kushtet e motit nuk janë shumë të favorshme për të bërë ca hapa në këmbë. E me të gjitha të këqijat e metropolit tonë, Tirana të paktën të ofron një gjë të mirë: ti mund të gjesh transport publik për të gjitha linjat dhe destinacionet e mundshme. Nuk dua te cek këtu kushtet e këtij transporti, të cilat lënë shpesh për të dëshiruar.

Unë shpesh marr linjën e Porcelanit, e cila bën një trajektore relativisht të gjatë. Pikëqëndrimi është afër qendrës së Tiranës dhe stacioni I fundit është diku afër rrugës së thesarit për në Dajt.

Futem nxitimthi dhe si për cudi gjej një vend të lirë për tu ulur (ndonjëherë është mision i pamundur të gjesh vënde të lira në këto linja, ku qytetarët mësyjnë drejt hyrjes, kush e kush të gjej një vend për tu ulur. Largësia është pak e madhe deri në qëndresën e fundit, e që në fillim duhen bërë mirë llogaritë…

Ulem, rehatohem…autobuzi mbushet plot pa kaluar mirë dy minuta. Ndalesat e herëpashershme nga trafiku mbytës I fillimjavës e bën edhe më të mërzitshëm këtë udhëtim të shkurtër urban.

Stacjonet pasojnë njëri-tjetrin dhe njerëzit shtohen, ngjishen, struken, kacavirren, madje i sheh të kapur në disa pozicione të mundimshme dhe të bezdisshme. Mimikat e fytyrës e tregojnë shumë mirë këtë gjë…Ca sec përshpërisin nëpër dhëmbë, ca të tjerë shfryjnë, shajnë të egërsuar.

Më duhet ti lëroj vendin një gruaje të moshuar,të dobët dhe të sëmurë, e cila po afrohet afër meje. Marr forcë të ngrihem, të caj turmën dhe të bëj një vend më tutje, e gjithë kjo përpjekje është një sfilitje e mundimshme.

Nuk është hera e parë, ndaj jam mësuar me këtë gjendje të përditshme…Vjen faturino i autobuzit, një burrë rreth të 40-ave, pak i rrumbullakosur, i cili mezi can turmën e njerëzve me vështirësi. Në duar mban një tufë me bileta. Me një ftohtësi në komunikim më merr 40-lekshin nga dora dhe me një moskokëcarje bën më tutje pa më dhënë biletën.

Nuk durova dot…sa e sa herë është përsëritur e njëjta situatë: “Zotëri, ato biletat që mban në dorë kur nuk i shpërndan përse të duhen?-iu ktheva pak me një ton serioz dhe të ngritur. Ra një qetësi…Sytë e qytetarëve u kthyen nga unë. Faturino vjen drejt meje dhe pa u ndjerë aspak në faj shkëput biletën nga tufa e plotë që mbante në duar dhe me një nervozizëm drejtohet nga unë e më jep biletën. Me atë veprim e kisha bërë të ndihej ngushtë, pak në siklet, sepse iu prish “imazhi”, “autoriteti” në mes qytetarëve të tjerë.

Kaq mjaftoi dhe dëgjoj një zonjë mbrapa meje, që ju drejtua faturinos për biletën, një burrë tjetër i revoltuar ja kërkoi me po aq ngulm. Kuptova që reagimi im krijoi një efekt zinxhirë në masë. Qytetarët u solidarizuan me njëri-tjetrin dhe filluan të ankoheshin, ca filluan ti kërkonin pse nuk ish ndezur kondicioneri, disa të tjerë ngritën zërin për tejmbushjen mbi normen e lejuar me pasagjerë. Aty-aty u krijua një zhurmë, një zhurmë e cila më pëlqeu. Për herë të parë pashë me sytë e mi një reagim. Një reagim mbi disa të drejta të padhëna, të mohuara.

E deri këtu, besoj se të gjithë më kuptoni. Sa herë e kemi përtypur një fakt të tillë, të ndodhur përpara syve tanë, nuk I kemi kushtuar rëndësi. Jemi mjaftar me dhënien e atyre qindarkave dhe nuk jemi ndjerë. Thellë, brenda nesh e dimë, e kuptojmë që nuk është e drejtë, por sërish heshtim, nuk flasim. Nuk e di se cfarë na pengon të shprehemi, të kërkojmë në fund-të fundit një të drejtën tonë, që na është fshehur përpara syve dhe na ka bërë të dukemi dy herë fodull: një herë se nuk kërkojmë atë cka na përket dhe e dyta se supozohet se nuk e kuptojmë këtë të fundit…

Aty kuptova se cdo gjë fillon nga gjërat më të vogla. Nga ato, të cilat shpesh herë duken të rëndomta. Shpesh nuk iu kushtojmë rëndësi, ndonjëherë I lëmë thjesht që të ndodhin, një herë e bëjmë një vesh shurdh dhe një sy qorr e ato na ngarkohen përditë mbi supe. Tek e fundit janë pasoja që peshën e tyre, vetë do ta mbartim, sepse një ditë nuk ishim në gjëndje të flisnim, sepse një ditë përtuam, heshtëm, nuk u shprehëm, patëm turp, ndrojtje të bërtisnim, të reagonim, menduam se mos do na gjykonin, ose mbase kritikuam veten sepse nuk dinim.

Ja, ndonjëherë është kaq e thjesht! Duhet vetëm mos të heshtësh, të flasësh: të flasësh për atë shërbimin që nuk të ofrohet nëpër zyrat e shtetit, për atë produktin e skaduar që të jepet në supermarket, për atë notën që s’të jepet në universitet, për atë të drejtë që të shkelet në punë, për ato veprime që kryhen nga qeveria.

Shpesh e kemi dëgjuar edhe nga faktorë të huaj, se ne jemi një shoqëri, e cila i mungon reagimi, shpirti i protestës, i kriticizmit, se vijmë nga një kulturë e gjerë konformiste, por ndryshimi vjen përherë së brendshmi, nga vetja.

Ndaj nuk do edhe shumë mundim, do të ndihesh qytetar më i mirë, më beso, nesër, kur ti kërkosh biletën faturinos së autobusit… 🙂

Etiketa: biletafaturino i autobuzitkujtim xhajaqytetaret

Të Lidhura

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

nga 27
23:12 | 19/12/2025
0

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

nga 27
22:44 | 19/12/2025
0

Flamurtari ka barazuar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar...

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

nga 27
22:30 | 19/12/2025
0

Po luhej bileta për finalen ku i pret Napoli, për të synuar mbylljen e vitit me një trofe që shërben...

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

nga 27
20:50 | 19/12/2025
0

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Para
Lirimi i të dënuarve me rekorde kriminale, Dogjani: Do të përdoren në zgjedhjet e ardhshme

Lirimi i të dënuarve me rekorde kriminale, Dogjani: Do të përdoren në zgjedhjet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com