Si mund të futet Shqipëria në BE, ku akoma s’kemi trena, por vetëm autobusë që ecin si traktorë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mund të futet Shqipëria në BE, ku akoma s’kemi trena, por vetëm autobusë që ecin si traktorë?

16:44 | 14/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Anisa Bega

U bënë shumë vite që diskutohet kjo temë: “Kur Shqipëria do futet në Europë?”. Ne nga ana gjeografike në Europë jemi, por në të njëjtën kohë jemi shumë larg futjes zyrtarisht në BE. Ky është një fakt që e shohim çdo ditë, sado që disa për arsye të ndryshme e mohojnë dhe gënjejnë veten se po jetojnë në një vend që e meriton të futet në Europë.

Ta marrësh nga bukuritë natyrore, të kënaqet shpirti me të bukurën tonë, Shqipëri, por sa zgjohesh nga kjo dashuri që ke për vendin tënd, direkt realiteti të godet dhe s’mundesh më të mbahesh në këmbë.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Jemi ndër vendet me emigrimin më të madh dhe për këtë nuk më duhen fare shifrat, pasi edhe në Alaskë të shkosh do gjesh shqiptarë. Kudo popullsia emigron për një jetë më të mirë, por te ne nuk është thjesht emigrim është ikje masive e popullsisë. Njerëzit janë lodhur dhe zhgënjyer, saqë edhe për të protestuar nuk kanë më fuqi, pra këtu fillojmë me fatkeqësinë më të madhe që mund t’i ndodhë një shteti.

Vetëm te ne ekziston shprehja: Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë! Më falni, por me çfarë bëhet?!

Sa kalon kufirin dhe futesh në Shqipëri, të kap një trishtim, një errësirë e madhe nëpër rrugët kryesore, nga cilido kufi të kalosh. Një prerje si me thikë, ndaj shtetit tjetër që po vjen. Mendon: Vallë ku po shkoj? Cili shtet është ky që në 2020 ende rrugët kryesore, shumicën i ka pa drita? Imagjinoni, sa e bukur do jetë jetesa në këtë vend. Brenda në Tiranë, zbukurimet moderne fare, fiks si ajo molla e bukur jashtë dhe e kalbur brenda. Se për t’u dukur mirë, jemi njishat.

Mos të flas, për transportin pastaj, se këtu jam shumë e frymëzuar.

Si mund të flasim ne për BE, ku akoma në Tiranë qarkullojnë linja qesharake, me ato stola të shkatërruar dhe autobusi që ecën si traktor dhe faturino që të çpon krahun, kur të kërkon lekët e biletës. Po nuk pate makinë në Shqipëri, e kam thënë edhe më përpara, të quajnë fakir. Po trena që s’kemi akoma? Ky është sërish kulmi, kemi fytyrë ne të pretendojmë për BE!

Po rrogat?! Paskemi qenë racë e fortë, ia dalim të mbijetojmë edhe pse jemi me nivel të ulët të rrogave dhe me cmimet si në vendet e BE. Pensionet pastaj, që akoma se di si jetojnë ende pleqtë me ato pensione qesharake. Por, rrofshin fëmijët emigrantë thuaj!

Vjen me mall në vendin tënd dhe pikërisht policia kufitare e vendit tënd të trajton si plehrë. Të nxjerr jashtë në Kakavijë me valixhet në mes të të ftohtit dhe gjasme bën kontroll , thjesht duke futur dorën dhe hajt se e kontrolluam e bëmë punën tonë. Le t’i turturojmë pak, se durojmë këta!

Rëndësi ka që dukemi nga jashtë të zbukuruar dhe rregulluar, fundja kush ia pa hajrin lumturisë dhe mirëqenies.

Etiketa: Anisa BegaAutobusëplehrëpolicia kufitareqesharakëShqiperiatraktorëtrena

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Hajdarmataj: Duhej të jepeshin disa sinjale dhe Reforma Zgjedhore ishte rast i mirë

Hajdarmataj: Duhej të jepeshin disa sinjale dhe Reforma Zgjedhore ishte rast i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com