Një 53-vjeçar i gjetur në gjendje të rëndë pranë Liqenit Artificial, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital.
Dyshohet se 53-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Policia sqaron se kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur.
Informacion paraprak:
Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjëndje të rënduar shëndetsore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.
Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.