Është shtyrë seanca për ish-kreun e bashkisë Vorë, Agim Kajmakun.
Gjykata ka kërkuar që të gjithë provat të sillen në mënyrë e kërkuar nga ligji. Raportohet se shtyrja e seancës është kërkuar nga avokati i Kajmakut për të paraqitur provat.
Mësohet se seanca tjetër do të zhvillohet në datën 28 janar në orën 11.30.
Kryebashkiaku i Vorës ndodhet në arrati, dhe ende nuk i është dorëzuar organeve të drejtësisë. Ai akuzohet se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.