Mustafa Nano: Shteti shqiptar u soll poshtërisht me mësuesin turk, na fal Harun! (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mustafa Nano: Shteti shqiptar u soll poshtërisht me mësuesin turk, na fal Harun! (film)

13:45 | 11/01/2020
në Kryesore
0

Read more

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Mustafa Nano në monologun e tij në “Provokacija” është ndalur te çështja e dëbimit të nësuesit turk, Harun Çelik nga Shqipëria.

Mes të tjerash, Nano zbulon sipas tij Çelik u dëbua nga vendi  sepse kryeministri Rama nuk ka fuqi “t’ia prishë Erdoganit”.

Teksa e quan poshtërsi, Nano i kërkon mësuesit turk falje publike në emër edhe atë atyre që mendojnë si ai.

Monologu i plotë nga Mustafa Nano:

Në datën 1 janar, një shtetas turk me emrin Harun Çelik, i hipi një avioni të linjës Air Albania, dhe u kthye në vendin e tij, në Turqi. Por nuk u kthye si një udhëtar i zakonshëm. Nuk u kthye as me dëshirën e tij. Përkundrazi, u kthye pa dëshirën e tij. Dhe u kthye në pranga. Ishin autoritetet shqiptare që ua dorëzuan atyre turke. Ndonëse ai iu tha: “Ju lutem, mos më çoni në Turqi, pasi unë jam gylenist, dhe si i tillë, jeta ime është në rrezik”,  autoritetet tona as që deshën t’ia dinin. Ato bënë çfarë iu kërkua nga Ankaraja. E bënë këtë me ngut, me zell, në shkelje të procedurave ligjore që ekzistojnë në Shqipëri.

Ai iu dorëzua autoriteteve turke në Rinas vetëm disa orë pas marrjes së vendimit për largimin e tij. Vetëm disa orë, në një kohë që duheshin pritur disa ditë, në një kohë që duhej pritur ankimimi i tij ndaj këtij vendimi. Pse u veprua kështu? U veprua kështu, sepse kryeministri shqiptar nuk ka fuqi t’ia prishë Erdoganit. Nuk ka fuqi t’i thotë: “I dashur Rexhep, të kam xhan e të kam shpirt, dhe ti e di që nuk të gënjej kur them se të kam xhan e të kam shpirt, por këtë gjë mos ma kërko. Këtë gjë nuk ta bëj dot, pasi së pari kjo është një gjë që vendoset nga gjykatat tona, dhe së dyti unë nuk kam ndërmend të dal kundër qëndrimeve të SHBA-ve në këtë pikë, pasi SHBA-të janë aleati ynë i madh, pa kushte, për jetë. Edhe juve turqit jeni aleatët tanë, jeni shumë të rëndësishëm madje, por nuk jeni më të rëndësishëm sesa amerikanët.”

Kjo do të ishte alamet alibie për Ramën. Por ai nuk e shfrytëzoi këtë alibi. Sepse për të është më e rëndësishme t’i bëhet rrogoz Erdoganit.

Harun Çelik, me profesion mësues, është në Turqi tanimë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me të. Dhe mua më vjen që, në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që këtë punë e shohin si unë, t’i kërkoj falje publikisht.

“Të kërkoj ndjesë i dashur Harun! Nuk është se më dhemb kauza jote. Madje, në do ta dish, as që më bëhet vonë për kauzën tënde. Jo për gjë, por nuk e kam të qartë deri në fund se çfarë jeni ju gylenistët e për çfarë luftoni e sakrifikoni. Por unë mendoj se shoqëria shqiptare, dhe sidomos shteti shqiptar, duhet të të merrte në mbrojtje, duhet të të jepte azilin politik. Sepse dikush mund të dorëzohet në duart e dikujt që thotë: ma jepni se dua ta gjykoj mbi bazën e provave që kam mbledhur, por nuk mund të dorëzohet në duart e dikujt që thotë: ma sillni këtu terroristin. Sepse kështu i bie që tjetrit i është dhënë dënimi pa u bërë gjyqi.

Edhe njëherë, të kërkoj ndjesë, i dashur Harun, për këtë poshtërsi të kryer nga autoritetet e shtetit tim!”/abcnews.al

Etiketa: Harun ÇelikMustafa Nanoshteti shqiptarTurqi

Të Lidhura

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Para
Zjarri në spitalin e Durrësit/ 5 pacientë të asfiksuar u nisën urgjent në Tiranë

Zjarri në spitalin e Durrësit/ 5 pacientë të asfiksuar u nisën urgjent në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com