Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së dhe aleati i Lulzim Bashës, është shprehur gjatë një intervistë se një ditë do të ulej në Parlament me kolegë të serës së tij, dhe e vetmja gjë që e mbante ishte shpresa.
“Të paktën më mban shpresa se ndoshta do të vijë një ditë që do të ulem në Parlament me disa kolegë që janë në baraspeshë me ndershmërinë time, me edukimin, kulturën, traditën dhe eksperiencën që kam në shërbim të shtetit shqiptar. Shpesh herë më ka qëlluar se ku duhet ta vendos karrigen që të kem sa më pak komshinj të pistë”, është shprehur Shehi.