Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku shtetasi Venetik Kume, 40 vjeç u mbyt aksidentalisht në liqenin e Banjës.
Polumbarët, të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA, policia dhe zjarrfikësit, kanë nxjerrë pas disa orësh kërkime trupin e pajetë.
Mësohet se viktima vuante nga sëmundja e epilepsisë, dhe ishte larguar mëngjesin e sotëm nga banesa e tij, duke shkuar si çdo ditë për peshkim. Ai ishte baba i dy fëmijëve.