Në rrugën nacionale në afërsi të Milotit ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Mësohet se një person i cili po udhëtonte me motorcikletë është përplasur nga një automjet dhe ka humbur jetën. Akoma nuk dihet as mosha dhe as identiteti i viktimës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasoja të rënda.