Një aksident ka ndodhur në Durrës, ku një makinë ka aksidentuar një person i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Mësohet se personi ka qenë duke transportuar një thes me miell me biçikletën e tij kur ka humbur ekuilibrin dhe gjithashtu shoferi ka manovruar në mënyrë të gabuar duke e aksidentuar.
Ende nuk ka të dhëna nga burime zyrtare, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.