Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Mësohet se një person ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes makinave, por është përplasur nga një mjet tip Mercedes Benz dhe ka mbetur i plagosur.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.