Prej ditës së djeshme një numër i madh shtetasish kosovarë po kthehen në vendlindje nga vëndet të cilat kanë emigruar me rastin e festive të fundvitit.
Si pasojë kjo ka sjellë radhë të gjatë në doganën e Morinës.
Mësohet se policia kufitare e Kosovës për të shmangur rradhët e gjata ka punuar me procedurë të përshpejtuar.
Gjithashtu edhe dogana e Kapshticës ka një fluks të madh për shkak se edhe emigrantët shqiptarë kthehen gjatë festave të fundvitit në Shqipëri
Pritet që i njëjti fluks të jetë edhe gjatë fundjavës së parë të 2020-tës në kthim.