New York Times komenton “Antishpifje”: U shpërfillën gazetarët dhe ndërkombëtarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times komenton “Antishpifje”: U shpërfillën gazetarët dhe ndërkombëtarët

15:08 | 19/12/2019
në Kryesore
0

Ligji “Antishpifje” i kaluar dje në Kuvend, dhe i kundërshtuar ashpër nga gazetarët, duke se ka nxitur reagime dhe në gazetat ndërkombëtare.

Në një shkrim të New York Times, theksohet se ligji i kaluar në Kuvend është kundërshtuar dhe nga përfaqësuesit e OSBE-së dhe nga Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

NYT shkruan se mediat post-komuniste të Shqipërisë në përgjithësi janë përdorur ose shfrytëzuar nga partia politike në pushtet.

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Shkrimi i plotë:

Ligjvënësit në Shqipëri kaluan një “paketë anti-shpifje” të mërkurën, e cila autorizon gjoba të rënda për median online dhe u jep fuqi shtesë rregullatorëve qeveritarë të medias, pavarësisht një proteste nga gazetarët dhe paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare.

Pesëmbëdhjetë organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile, i kërkuan parlamentit shqiptar të hedhë poshtë legjislacionin e mbështetur nga qeveria, duke theksuar se ai “kërcënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend, në kundërshtim me parimet ndërkombëtare”.

Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, tha se ka akoma punë për t’u bërë që të reduktohet shuma e gjobave për publikimin e lajmeve të dyshuara si të rreme. Legjislacioni i miratuar lejon gjoba deri në 16 mijë euro.

Desir tha se zyra e tij planifikon të monitorojë nga afër zbatimin e këtij ligji, i cili nuk duhet në asnjë mënyrë të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç, dhe zyra e Komisionit Europian në Tiranë, po ashtu i bënë thirrje ligjvënësve shqiptarë të amendojnë legjislacionin në përputhje me normat europiane.

Për shkak të presionit, qeveria ndryshoi disa dispozita që ishin në draftin origjinal, përfshirë atë që kërkonte regjistrimin e mediave në internet.

Mediat post-komuniste të Shqipërisë në përgjithësi janë përdorur ose shfrytëzuar nga partia politike në pushtet.

Burimi: New York Times 

Etiketa: "paketë anti-shpifje"Dunja Mijatovićgazetat ndërkombëtareKomisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e EuropësKuvendLigjvënësit në ShqipëriNew York Times

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
OSHEE publikon oraret, ja zonat në Tiranë që do mbeten pa energji elektrike

OSHEE publikon oraret, ja zonat në Tiranë që do mbeten pa energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com