A mund të lejojë italiani Soreca t’i mbijë fashizmi nën hundë?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të lejojë italiani Soreca t’i mbijë fashizmi nën hundë?!

06:46 | 18/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Gentian Gaba

Aventino është një nga shtatë kodrat e Romës. Në lashtësi kjo zonë banohej nga plebenjtë, banorët e qytetit që nuk u përkisnin familjeve historike të patricëve, të cilët e konsideronin veten trashëgimtarë të themeluesve të qytetit. Sipas historianëve romakë, në momentet e vështira të Republikës, banorët e Aventinos kishin si instrument kryesor të luftës së tyre politike një formë greve të quajtur “Secessioplebis”, ose shkëputjen e plebenjve.

Kur patricët abuzonin me pushtetin e tyre, në forma dhe mënyra që plebenjtë i konsideronin të papranueshme, këta të fundit organizoheshin në një revoltë, jo të dhunshme dhe tërhiqeshin në Aventino, duke refuzuar të merrnin pjesë në jetën politike dhe ekonomike të qytetit, derisa të pranoheshin kërkesat e tyre.

Read more

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Me po të njëjtën strategji veproi në vitin 1924 opozita italiane. Pas vrasjes nga fashistët të deputetit Matteotti, opozita braktisi Parlamentin në shenjë proteste, duke u grupuar në një sallë të Monteçitorios (Parlamentit). Deputetët e quajtën lëvizjen e tyre “tërheqje në Aventino”.

“Ne flasim nga kjo sallë parlamentare, ndërsa nuk ka më Parlament. Të zgjedhurit e vetëm qëndrojnë në Aventinon e ndërgjegjes sonë, nga ku asnjë joshje nuk do t’i tërheqë, derisa të agojë dielli i lirisë, të rikthehet sundimi i ligjit dhe përfaqësimi i popullit të mos jetë më shakaja mizore, në të cilën e kanë shndërruar” – deklaronte Filippo Turati në fjalimin që pagëzoi këtë lëvizje.

Por, agu i këtij dielli vonoi; dhe sipas shumë bashkëkohësve dhe historianëve, largimi i opozitës, i hapi rrugën transformimit përfundimtar të fashizmit në një regjim diktatorial nën udhëheqjen e Musolinit. Pa humbur kohë, në epërsi numerike, këmishat e zeza aprovuan pa kurrfarë vështirësie ligjet fashiste (leggi fascistissime), të cilat shtypnin lirinë e shtypit dhe të drejta të tjera themelore, duke e transformuar qeverinë italiane në një regjim autoritar. Sesi vijoi historia pasandaj, e dinë të gjithë.

Madje, ata që kanë njohur këtë pjesë të së shkuarës të vendit fqinj, mund të kenë gjetur të pasqyruar tek aktualiteti ynë disa nga dinamikat e politikës italiane të viteve njëzet. Sepse, ndonëse historia nuk përsëritet kurrë, për ta thënë me fjalët e Mark Tëain: “ajo bën rimë”. Dhe marshimi ynë drejt një regjimi autokratik, i cili i gjen rrënjët te mujsharia e një mazhorance dhe “skuadrizmit” të të fortëve të saj, të cilët janë një përsëritje e fenomenit politiko-social të “skuadrave të aksionit” që vepronin në fillimet e fashizmit për të nënshtruar kundërshtarët politikë, ka pësuar një përshpejtim prej 16 shkurtit.

“Aventino” i opozitës shqiptare, pas dhunimit të dokumentuar të zgjedhjeve dhe “skuadristëve” të bërë deputetë dhe bashkiakë, bëri që Rama të vepronte në të njëjtën formë, me të cilën vepron një diktator kundruall mundësive për të zgjeruar edhe më shumë pushtetin e tij. Asgjësoi ndarjen e pushteteve, ashpërsoi kodin penal për të ndëshkuar protestuesit dhe, sikurse kuptohet nga debati publik, po kërkon të kyçë gojën e mediave që nuk kontrollon.

Me pak fjalë një Duçe në tentativë, fizikisht më i gjatë, por me një shtet shumë herë më të vogël, që e bën turravrapin e tij drejt autokracisë të vështirë, por jo të pamundur. Gjendja e jashtëzakonshme e prodhuar nga tërmeti i ka dhënë mundësinë për të ashpërsuar dorën kundër çdo oponence. Një moment, në të cilin kërkon të shuajë ato vatra lirie që teknologjia ka krijuar në rrjet, për t’iu shpëtuar skandaleve të panumërta të së shkuarës dhe, mbi të gjitha, atyre të panumërtat që dy goditjet sizmike do të nxjerrin në pah.

Kundërshtia ndaj kësaj përpjekjeje tipikisht fashiste, ka ardhur nga shumë krahë, brenda dhe jashtë vendit, madje ka prodhuar një reagim edhe nga zyrat e Komisionit Europian; zakonisht përherë të ngadalta, kur bëhet fjalë për të ngritur zërin ndaj qeverisë.

Nuk dihet nëse Luigi Soreca ka reaguar, sepse Edi Rama ka abuzuar me durimin e tyre, ose sepse cicërimat kundërthënëse të kryeministrit e kanë shtyrë të dalë në mbrojtje të vlerave europiane. Megjithatë, ajo që është e vetëkuptueshme është se një italian, i cili e njeh shumë mirë historinë e vendit të tij, nuk mund të nënvlerësojë një situatë, tek e cila sheh të pasqyruar faqet më tragjike të historisë së shtetit, nga i cili vjen.

Prandaj, pas indulgjencave të shumta ndaj qeverisë, që të shumta kanë qenë për qeveritë në përgjithësi, kur bëhet fjalë për marrëdhënie e vendorëve me të huajt, dhe dështimeve spektakolare, sikurse është rasti i vetting-ut që sot trumbetohet si i mirë për Shqipërinë, por jo për Maqedoninë e Veriut, është momenti për t’i hedhur pak sytë nga historia.

Sepse, diktaturat nuk vetëshpallen prej ditës së parë, as diktatorët nuk janë të tillë, qysh kur fillon pushteti i tyre, as popujt nuk janë mazokistë dhe të pirur për të jetuar nën tirani.

Diktaturat lindin në mënyrë graduale, si një humbje e përditshme e të drejtave dhe lirive. Si e drejta për të pasur një proces gjyqësor të drejtë, që sot mungon, sepse mungojnë gjykatat e epërme; apo e drejta për të qenë i përfaqësuar në institucionet vendimmarrëse, që sot mungon, sepse vota tjetërsohet dhe shteti drejtohet nga një parti e vetme; ose e drejta për të shprehur lirisht mendimin tënd, që do të mungojë, pasi të ketë kaluar paketa “antishpifje”.

Kjo është “shakaja mizore në të cilën është shndërruar” demokracia hibride shqiptare, pak vota larg një fashizmi që italiani Soreca, me sytë nga historia, nuk mund të lejojë t’i mbijë nën hundë.

/mapo.al/

Etiketa: A mund të lejojë italiani Soreca t’i mbijë fashizmi nën hundë?!aventinoFashizmiFilippo TuratiGentian GabahundeitalianiLuigi SorecaSecessioplebis

Të Lidhura

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

nga 27
23:19 | 20/12/2025
0

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

nga 27
22:49 | 20/12/2025
0

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

nga 27
22:27 | 20/12/2025
0

Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari...

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

nga 27
22:21 | 20/12/2025
0

Tottenham pësoi humbjen e pestë në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier Ligë, teksa kartoni i kuq i...

Para
BIRN: Dredhi deri minutën e fundit, draftet për median shkojnë në Kuvend me rritje gjobash

BIRN: Dredhi deri minutën e fundit, draftet për median shkojnë në Kuvend me rritje gjobash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com