Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ndodhet sot e pranishme në “Tryezën për Median dhe Fjalën e Lirë” të organizuar nga Partia Demokratike.
Gjatë fjalës së saj, Doda u shpreh se është e paimagjinueshme se si në vitin 2019 akoma mblidhemi në tryeza për të folur për lirinë e fjalës dhe të medias.
Doda u shpreh se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë dhe ndrydhje qe qeveria po ushtron mbi mediat është rezistenca e gazetarëve.
Doda u shpreh se gazetarët dhe përfaqësuesit e medias duhet të mblidhen dhe të organizojnë greva dhe të mos pengohen nga presionet e qeverisë.
“Rama nuk largohet vetë. Rama largohet me rezistencë. Ju (mediat) duhet të bëni rezistencë, dhe padiskutim do të keni të gjithë mbështetjen e opozitës”, tha Doda.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/484913652142338/