Pas tërmetit: Donatorët ndërkombëtarë në Tiranë në janar 2020 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas tërmetit: Donatorët ndërkombëtarë në Tiranë në janar 2020

12:40 | 14/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Në janar 2020 zhvillohet në Tiranë konferenca e donatorëve ndërkombëtarë. Ajo organizohet nga Komisioni Europian për të siguruar ndihmë financiare në rikuperimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Albanien Thumane | Schäden nach Erdbeben (Getty Images/AFP/G. Shkullaku)

Ishte Ambasadori i Delegacionit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ai që bëri me dije të premten, (13.12.2019) se konferenca e donatorëve ndërkombëtarë do të organizohet nga Komsioni Europian, (KE) për të siguruar ndihmë financiare në rikuperimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, do të zhvillohet në Tiranë, pas një muaji, në janar 2020.

Në një postim në twitter, Ambasadori Soreca shkruan se “Bashkimi Europian qëndron në solidaritet me Shqipërinë për tërmetin e fundit. Këshilli Europian mirëpret njoftimin e Komisionit Europian për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve”. Njoftimi për organizimin nga Komisioni Europian i kësaj konference në Tiranë, në janar 2020, erdhi një ditë pas vendimeve që mori Këshilli Europian në takimin e liderëve të BE në Bruksel.

Janez Lenarcic EU Kommissar Besuch Albanien (DW/A. Ruci)Rama inspekton dëmet e tërmetit me komisarin e BE për krizat, Janez Lenarcic, 5.12.2029

Tërmeti – mirënjohje ndaj BE, ndryshime në qeveri 

Kryeministri Rama shprehu në një postim në Facebook mirënjohjen e tij për solidaritetin e liderëve të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë. Ai  vlerësoi vendimin për të organizuar konferencën e donatorëve në janar në Tiranë dhe theksoi  se konferenca do të mbështesë programin e rindërtimit të vendit. Këshilli Europian mori vendimin për për zhvilimin e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve në Tiranë, në janar 2020, pasi Operacioni i Emergjences, i ngritur nga qeveria Rama përfundoi raportin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti

Albanien nach Erdbeben (DW/Ani Ruci)Thumana

Komisioni parlamentar i Ekonomisë vendosi të premten të ndryshojë projekt-buxhetin e shtetit për vitin 2020 dhe t’i vërë në dispozicion 20 miliardë lekë “Fondit të Rindërtimit” që do të ngrihet  për përballimin e dëmeve të tërmetit.

Presidenti Meta dekretoi të premten propozimin e kryeministrit Rama për emërimin e Arben Ahmetaj, Ministër Shteti për Rindërtimin. Ahmetaj ka qenë për pesë vjet 2013-2018 Ministër i Financave. Ai u shkarkua në dhjetorin e vitit  të kaluar, si pjesë e ndryshimit  mbi 50% të qeverisë që bëri Rama në kohën e protestave të studentëve. Idenë për një konferencë të donatorëve ndërkombëtarë e dha në fillim të dhjetorit pas samitit të NATO-s në Londër, Presidenti francez, Emmanuel Macron, për të ndihmuar Shqipërinë në rikuperimin e dëmeve nga tërmeti prej 6,4 ballësh i 26 nëntorit. Raporti i Operacionit të Emergjencës ka konstatuar se 13.000 qytetarë kanë humbur banesat, 261 pallate janë të pabanueshme dhe 851 të dëmtuara, 2237 banesa janë të pabanueshme dhe 4618 të dëmtuara,  44 objekte janë hedhur në erë dhe dhjetëra të tjerë ruhen me perimetër sigurie.

/DW

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Etiketa: Donatorët ndërkombëtarëjanar 2020tërmetiTirane

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para
Dëmet nga tërmeti/ Inxhinierët: Përmirësimi i Kodit të Ndërtimit emergjencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com