Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që tronditi Lushnjën. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”.
Mësohet se viktima, 52-vjeçari Enver Boriçi, është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës.
Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë. Dyshohet se ai u vra gjatë natës, por krimi i zbulua vetëm sot në mëngjes.
Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.