Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur se Uashingtoni zyrtar nuk ka inkurajuar kurrë ndonjë ide për ndryshim kufijsh.
Deklarata e diplomatit amerikan erdhi gjatë një interviste për “Jeta në Kosovë” i cili shprehet se nëse Kosova dhe Serbia duan një marrëveshje paqeje atëherë duhet të ulën në tavolinë për të biseduar.
“Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje. Nëse doni marrëveshje të paqes, ju duhet të uleni dhe të flisni me kundërshtarin tuaj”, shprehet ambasadori amerikan.