Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Një e moshuar 65 vjeçare me inicialet M.Sh ka ndërruar jetë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një siptali në rrugën e Dibrës.
Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 18:20 në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i spitalit shtetasja M. Sh.,65 vjeçe e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.