Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve është regjistruar vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, në afërsi të fshatit Oblike.
Mësohet se viktima është drejtuesi i njërit prej mjeteve i cili quhet Bashkim Ethemi, 45-vjeç ndërsa i plagosuri është Gëzim Hyseni 45-vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e aksidentit.
Pamje nga FaxWeb: